Leart Paqarada ka luajtur 56 minuta në humbjen e St.Pauli ndaj Karlsruher
Sport
November 08, 2020 - 15:54
Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada ka qenë i pranishëm në fushë për St.Paulin, raporton “Zeri.info”.
Paqarada ka luajtur 56 minuta në humbjen e thellë 0:3 në shtëpi ndaj Karlsruher, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Bundesliga 2.
Leart Paqarada e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por që u zëvendësua në pjesën e dytë nga bashkëlojtari i tij, Maximilian Dittgen.
Klubi i Paqaradës, St. Pauli po kalon nëpër një formë aspak të mirë pasi që në shtatë ndeshje ka po aq pikë dhe ndodhet në vendin e para fundit në Bundesliga 2. /Zeri.info