Luan Krasniqi komenton fitoren e Joe Biden: Më në fund njerëzimi ka fituar

Sport November 08, 2020 - 09:57
Lajmet e fundit nga sporti

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet për president në SHBA, vazhdon të komentohet shumë, shkruan “Zeri.info”.

Si asnjëherë më parë sivjet zgjedhjet në SHBA kanë zgjuar kërshëri jo vetëm në Amerikë por në gjithë botën dhe duket se fitorja e Biden ka gëzuar të gjithë.

I fundit që e ka komentuar fitoren e Biden që bëhet presidenti i 46 i ShBA-ve, është boksieri i njohur kosovar Luan Krasniqi. Ai fitoren e Bidenit e ka cilësuar fitore të njerëzimit.

“Më duhet ta pranoj: Unë isha jashtëzakonisht kureshtar këto ditët e fundit - por tani është bërë realitet: Joe Biden do te jetë Presidenti i ri i SHBA. Më në fund për mua, njerëzimi ka fituar, Liria, Morali, Dhe demokracia. Kjo është një shenjë e rëndësishme, Jo vetëm për SHBA, por për të gjithë botën, posaçërisht për Kosovën”, ka shkruar Luan Krasniqi në “Facebook”. /Zeri.infoImage