Mërgim Vojvoda e merr një superlajm në Itali

Mërgim Vojvoda e merr një superlajm në Itali

Sport November 05, 2020 - 13:07

Mërgim Vojvoda është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme te skuadra e Torinos.

Mbrojtësi i Kosovës u transferua në verën që lamë pas te Torino nga Standard Liege, shkruan "Zeri.info".

Vojvoda ka fituar besimin e trajnerit të Torinos dhe po luan çdo ndeshje titullar.

Paraqitjet e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes kanë qenë mbresëlënëse.

Tani ai është zgjedhur në mesin e tre mbrojtësve më të mirë anësor në Serie A pas gjashtë ndeshjeve kampionale. /Zeri.info

Image
\