Orari i Përfaqësueses së Kosovës për takimet e muajit nëntor

Orari i Përfaqësueses së Kosovës për takimet e muajit nëntor

Sport October 30, 2020 - 23:22

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri takime gjatë muajit nëntor, shkruan “Zeri.info”.

Më pak se dy javë kanë mbetur deri në ndeshjen e parë të Kosovës në miqësoren me Kombëtaren shqiptare.

Edhe pse ndeshja në fjalë është konfirmuar nga dy federatat, vendi dhe koha nuk janë caktuar ende.

Me datën 15 nëntor, futbollistët e udhëhequr nga Bernard Challandes do të udhëtojnë drejt Ljubjanes për t’i matur forcat me Slloveninë.

Tri ditë më vonë, “Dardanët” do ta presin në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Moldavisë.

/Zeri.info