Në fundjavë zhvillohen dy ndeshje interesante në hendboll

Në fundjavë zhvillohen dy ndeshje interesante në hendboll

Sport October 30, 2020 - 22:56

Ditën e diel janë dy ndeshje në program të javës së pestë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), shkruan “Zeri.info”.

Vëllaznimi – Drenica dhe Trepça – Llapi janë dy takimet që fillojnë me të njejtin orar, nga ora 18:00.

Derisa tri ndeshje të xhiros së pestë tashmë janë luajtur.

Trepça radhitet e pesta në tabelë me pesë pikë, aq sa i ka edhe Drenica në vendin e katërt.

Vëllaznimi renditet në vendin e tetë me dy pike, kurse Llapi është i nënti (parafundit) dhe në pritje të pikës së parë. /Zeri.info