Vonesat për viza rrezikojnë pjesmarrjen e skuadrës kosovare në Ligën e Kampionëve

Vonesat për viza rrezikojnë pjesmarrjen e skuadrës kosovare në Ligën e Kampionëve

Sport October 29, 2020 - 16:10

KFF Mitrovica është shprehur e shqetësuar me vonesat për paisje me viza që po bëhen nga Ambasada e Austrisë në Shkup, duke iu pjesmarrja në Ligën e kampionëve.

Klubi i futbollit Mitrovica (F) ka kohë deri të hënën për t'u pajisur me viza, mirëpo vonesat e paarsyshme nga Ambasada austrike janë duke e rrezikuar seriozisht pjesmarrjen e vajzave mitrovicase në Ligën e Kampionëve këtë edicion, raporton "MitroSport", përcjell "Zeri.info".

KFF Mitrovica i ka kryer të gjitha obligimet me kohë dhe përmes FFK-së kanë aplikuar për viza, mirpo me vonesat e Ambasadës austriake, kryesia dhe gjithë stafi tjetër janë të shqetësuar.

Image

Deri me tani vetëm një pjesë e skuadrës kanë aplikuar për viza, ndërsa pjesa tjetër pritet nesër të aplikojnë.

Për një pjesë të skuadrës ka mundësi që të hënën të paisen me viza, ndërsa për pjesën tjetër nuk dihet saktë se kur, mirëpo dita e fundit kur duhet që klubi të pajiset me viza është dita e hëne.

Kjo pasi që pikrisht të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes klubi duhet të udhëtojë drejt Austrisë. /Zeri.info