Fitore e thellë e Chelseat përballë Krasnodarit, fiton edhe PSG-ja

Fitore e thellë e Chelseat përballë Krasnodarit, fiton edhe PSG-ja

Sport October 28, 2020 - 20:50

Chelsea ka arkëtuar trepikëshin e parë për këtë edicion në garën më prestigjioze në Evropë, në Ligën e Kampionëve.

Skuadra që drejtohet nga Frank Lampard ka qenë mysafire e Krasnodarit në “Krasnodar Stadium” në kuadër të grupit E, shkruan “Zeri.info”.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte, Chelsea fitoi me rezultat të thellë, 4:0.

Hudson-Odoi (’37), Werner (’76), Ziyech (’79) dhe Pulisic (’90) i realizuan golat sonte për Chelsean.

Me këtë fitore, Chelsea është lidere në grupin E, derisa Krasnodari zë vendin e dytë me një pikë.

Image

Nga ana tjetër, Paris Saint-Germain ka triumfuar përballë Basaksehirit në Stamboll në kuadër të grupit H.

Skuadra e Thomas Tuchelit pas humbjes nga Manchester Unitedin në javën e kaluar, ka mposhtur skuadrën turke me rezultat të pastër, 0:2.

Moise Kean ka realizuar dy golat për parisienët në minutat ’64 dhe ’79 në ndeshjen e sontme.

Me këtë fitore, PSG-ja ngritet në vendin e dytë në tabelë me tri pikë, kurse Basaksehiri mbetet në vendin e fundit pa pikë. /Zeri.info

Image