Klubi holandez vendos për të ardhmen e Donis Avdijajt

Klubi holandez vendos për të ardhmen e Donis Avdijajt

Sport October 28, 2020 - 20:25

FC Emmen do të përforcohet me Donis Avdijajn. Sulmuesi nga Kosova ka qenë në prova kohëve të fundit te skuadra holandeze dhe gjithçka shkoi mirë për të dyja palët.

Të paktën kështu shkruan “RTV Drenthe”, medium i cili raporton se ende nuk është arritur marrëveshja finale mes klubit dhe Avdijajt, shkruan “Zeri.info”.

Sipas mediumit holandez, Avdijaj është i etur për të luajtur dhe e sheh këtë si hap pozitiv në karrierën e tij.

Avdijaj konsiderohej talent i madh kur ishte tek akademia e Schalkes, por më pas ai nuk arriti ta përmbushte potencialin e tij.

Ai më pas luajti edhe te Willem II dhe Roda, por që shkaku i disiplinës, u përjashtua.

Gjithashtu, ish-reprezentuesi i Kosovës zhvilloi karrierë edhe në Turqi dhe Skoci, por pa sukses. /Zeri.info