Kryetari i Suharekës i mbajti fjalim skuadrës së Ballkanit para ndeshjes me FC Prishtinën

Kryetari i Suharekës i mbajti fjalim skuadrës së Ballkanit para ndeshjes me FC Prishtinën

Sport October 28, 2020 - 20:11

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar skuadrën e Ballkanit para ndeshjes së sotme me FC Prishtinën.

Ballkani ka qenë nikoqir i kryeqytetasve sot në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, Ballkani fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1.

Kryetari Muharremaj ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” pas ndeshjes ku tregon se mbajti një fjalim para futbollistëve.

Ndryshe, Muharremaj njihet si fans i flaktë i skuadrës së Ismet Munishit. /Zeri.info

VIDEO