Lëndoi Van Dijkun, futbollisti merr truproje në shtëpi pas kërcënimeve me vdekje

Lëndoi Van Dijkun, futbollisti merr truproje në shtëpi pas kërcënimeve me vdekje

Sport October 28, 2020 - 18:37

Portieri i Evertonit, Jordan Pickford nuk e imagjinonte kurrë se duhet të ketë frikë për jetën e tij. Sipas mediave angleze, futbollisti i kombëtares së Anglisë ka punësuar disa truproja pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë në rrjetet sociale për ndërhyrjen e rëndë që i shkaktoi në ndeshje mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk në ndeshjen e 17 tetorit.

I frikësuar për veten dhe familjen e tij, 26-vjeçari i ka kërkuar një eksperti të sigurisë që të vendosë truproja në banesën e tij si dhe të krijojë një rrethim mbrojtës në shtëpinë e tij.

Lajmi ka befasuar Britaninë e Madhe dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale janë solidarizuar me Pickfordin, ndërkohë policia e Marseysides ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Mosdënimi nga Federata Angleze për dëmtimin e Van Dijkut i ka acaruar disa prej tifozëve të Liverpoolit, të cilët e kanë tepruar duke kërcënuar me jetë portierin e Evertonit dhe Anglisë.

Mbrojtësi holandez Van Dijk do të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë pasi duhet t’i nënshtrohet operacionit në gju. /Panorama