Përkundër infektimit me COVID-19, CR7 në formë fantastike, i dërgon mesazh Juventusit para përballjes me Barçën

Përkundër infektimit me COVID-19, CR7 në formë fantastike, i dërgon mesazh Juventusit para përballjes me Barçën

Sport October 28, 2020 - 17:57

Cristiano Ronaldo nuk do të mund të luajë përballë Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi sulmuesi portugez ka rezultuar sërish pozitiv në testimin e fundit për COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Përkundër infektimit me virusin korona, Ronaldo duket në formë fantastike.

Ylli i Juventusit ka publikuar një video nga palestra duke dërguar mesazh mbështetës te bashkëlojtarët e tij para ndeshjes.

“Forca djema. Të gjithë së bashku. Deri në fund”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social “Twitter”.

Ndryshe, Juventusi është nikoqir i Barcelonës sonte në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. /Zeri.info