Java e dhjetë në Superligë sjell ndeshje interesante, vëmendja në Gjilan dhe Podujevë

Java e dhjetë në Superligë sjell ndeshje interesante, vëmendja në Gjilan dhe Podujevë

Sport October 28, 2020 - 17:50

Me ndeshjet e sotme (Ballkani – FC Prishtina 2:1), (Gjilani – Besa 1:0) dhe (Drenica – Trepça’89) është mbyllur java e nëntë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Java e dhjetë në elitën e futbollit kosovar zhvillohet në fundjavë, raporton “Zeri.info”.

Në fundjavë na presin dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Vëmendja kryesore është në Anamoravë, ku Gjilani e pret Feronikelin e Klodian Duros.

Nga ana tjetër, ndeshje interesante do të luhet edhe në Podujevë mes Llapit dhe Dritës.

Ndeshjet e plota të javës së dhjetë:

Llapi – Drita

Arbëria – Trepça ’89

Drenica – Prishtina

Ballkani – Besa

Gjilani – Feronikeli