Zyrtare: Marko Peroviç përforcimi i radhës te KB Peja
Sport
October 27, 2020 - 16:42
Lajmet e fundit nga sporti
Skuadra pejane në basketboll KB Peja, ka bërë sot një transferë bukur të madh, duke e angazhuar basketbollistin malazez, Marko Peroviç, shkruan “Zeri.info”.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra pejane përmes “Facebookut” ku ka bërë të ditur se Peroviç më herët ka qenë pjesë e ligës superiore në Slloveni.
“28 vjeçari i gjatë 204 cm vjen nga Mali i Zi dhe luan në pozitën qendër. Në sezonen e kaluar ka luajtur në Ligen Superiore të Sllovakis me një mesatare të mirë prej 13.4 pikeve dhe 4.1 kercime”, ka shkruar KB Peja. /Zeri.info