Trajnerja e Kosovës, Afërdita Fazlija: Kundër Holandës vështirë, shpresojmë të fitojmë ndaj Rusisë

Trajnerja e Kosovës, Afërdita Fazlija: Kundër Holandës vështirë, shpresojmë të fitojmë ndaj Rusisë

Sport October 26, 2020 - 18:01
Lajmet e fundit nga sporti

Kosova nesër nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshet me Holandën në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, shkruan “Zeri.info”.

Trajnerja e Kosovës për femra, Afërdita Fazlija është deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Shefja e shtabit teknik të “Dardaneve” foli rreth vështirësive që do jenë në takimet ndaj Holandës, si dhe pozitën që Kombëtarja do ta ketë në fund të kësaj kampanje.

“Realisht, me barrën e këtij problemi të pandemisë është e vështirë ta paramendojmë pozitën e tretë, për shkak se jemi duke zhvilluar gara vetëm me shumicën e futbollistëve vendore. Në këto tre ndeshje do të japim më të mirën, shpresojmë të fitojmë me Rusinë ndërsa dy ndeshjet e tjera me Holandën janë shumë të vështira”

“Sipas të gjitha gjasave, jo 100 për qind, por me shanse të mëdha do të jemi të pozicionuar në vendin e katërt” përfundoi ajo.

Ndeshja, Kosovë – Holandë luhet nesër me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet në RTK.Image