Përballja Prishtina – Gjilani transmetohet në këto dy televizione kosovare

Përballja Prishtina – Gjilani transmetohet në këto dy televizione kosovare

Sport October 25, 2020 - 08:56
Lajmet e fundit nga sporti

Derisa janë zhvilluar tri takime në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollin tonë, sot luhen dy tjera ku priten ballafaqime mjaft interesante, shkruan “Zeri.info”

Padyshim vëmendja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku ndeshen Prishtina e Gjilani.

Skuadra bardhekaltër pas dy fitoreve radhazi me Besën dhe Feronikelin e pret këtë vazhdimësi edhe ndaj Gjilanit. Në anën tjetër Gjilani sikur është futur në një seri jo të mirë dhe sot nuk guxon të lëshojë pikë, ndryshe e ka shumë të vështirë rikuperimin. Ky takim luhet nga ora 13:30 dhe transmetohet në dy kanale televizive, Art Motion dhe Klan Kosova. /Zeri.info