Të hënën pritet të vendoset për fatin e kampionatit shqiptar

Të hënën pritet të vendoset për fatin e kampionatit shqiptar

Sport October 25, 2020 - 08:02
Lajmet e fundit nga sporti

Futbolli shqitar vazhdon të mbetet i “ngujuar” dhe ende nuk ka një datë se kur do të fillojë. Presidenti i FSHF, Armand Duka konfirmoi se kishte pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku ishte folur pikërisht për kampionatin e futbollit.

Megjithatë në një deklaratë të bërë së fundmi, Liga Profesioniste e futbollit bën me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga qeveria apo kryeministri.

Gjithashtu më tej në njoftim bëhet me dije se ditën e hënë Liga do të mblidhet sërish në një takim në ambientet e “Air Albania”, për të vendosur për hapat e mëtejshme.

Njoftimi i Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit