Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tashmë firmos me Newcastle United

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tashmë firmos me Newcastle United

Sport October 23, 2020 - 23:35

Një histori e jashtëzakonshme i ka ndodhur një futbollisti i cili filloi të punonte në një ndërtimtari, pasi që futbolli nuk po i "ecte", shkruan “Zeri.info”.

Historia e Florent Indelacios i cili është 23-vjeçar është mjaft e jashtëzakonshme i cili nuk arriti pritshmërit te klubi francez, Saint Etienne sa ishte 15-vjeçar e më pas u “detyrua” të shkonte në Australi si turist dhe të kërkonte punë.

Në Australi ai filloi të punonte në një kompani ndërtimore, derisa shoku i tij Allan-Saint Maximi i dha “një litar shpëtimi”.

Anësori francez foli me klubin e Premierligës, Newcastle United dhe u organizua një takim me ta.

Pas atij takimi, Florent Indelacio ka nënshkruar kontratë me Newcastle United, derisa ka folur në një intervistë për “The Sydney Morning Herald”.

“I kam thënë klubit kur kam nënshkruar kontratën time se nuk kam nënshkruar në Newcastle për argëtim, vetëm sepse dua të vendos në rrjetet sociale 'oh, unë jam një futbollist profesionist, i bëj paratë e mia dhe nuk i bëj kujdes '- jo, jo, jo, jo.”, ka thënë Indelacio.

“Unë e dua futbollin, unë luaj me pasion. Nëse Newcastle dëshiron të më nënshkruajë unë do të luaj falas. Nuk është problem. Ata nuk do të pendohen që më nënshkruan, sepse e di që do të ndihmoj ekipin dhe do të përpiqem të jep maksimumin tim”, ka shtuar më tutje ai.

/Zeri.info