Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Bashkimi mposht Ponten dhe i bashkohet Prishtinës në finale

Bashkimi mposht Ponten dhe i bashkohet Prishtinës në finale

Sport October 23, 2020 - 22:07

Skuadra prizrenase, Bashkimi ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës në basketboll, raporton “Zeri.info”.

Bashkimi në gjysmëfinale e ka mposhtur rivalin lokal, Ponte Prizrenin me rezultat 82:87 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Nga fillimi u zhvillua lojë interesante, por në çerekun e parë, Bashkimi ishte skuadër më e mirë, duke fituar 18:23.

Në periudhën e dytë, Bashkimi kishte epërsi deri në dhjetë 10 pikë, 22:32 dhe përkundër tentimeve nga Ponte Prizreni, arriti që pjesën e parë ta përfundojë me epërsi prej 36:45, derisa çerekun e dytë e fitoi 18:22.

Në vazhdim u zhvillua lojë shumë interesante dhe Bashkimi arriti sërish të kalojë në epërsi 76:78, dy minuta para fundit.

Bashkimi ruajti epërsi deri në fund, duke triumfuar me rezultat 82:87.

Bashkimi në finale do të takohet me Sigal Prishtinën, ndeshje kjo që luhet ditën e dielë në Pejë dhe fillon nga ora 17:00.

/Zeri.info