![Feronikeli - FC Prishtina: Statistikat e ndeshjes dramatike në Drenas](/uploads/zeri.info/images/2020/October/21/auto_safe_image1603295404.jpg)
Feronikeli - FC Prishtina: Statistikat e ndeshjes dramatike në Drenas
FC Prishtina e ka mposhtur në Feronikelin në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës, me rezultat 1:2.
Vendasit e filluan mjaft mirë takimin duke rrezikuar me anë të Mendurim Hotit në minutën e pestë, që gjuajti me kokë, por topi shkoi afër portës së Eglant Haxhos, shkruan "Zeri.info".
Por, mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Gentian Muça në minutën e 31-të që u asistua nga Enis Gavazaj.
Në 45 minutat e dytë, Feronikeli arriti që të barazonte rezultatin në 1:1 me anë të Hotit (46’) që gjuajti fuqishëm me të majtën.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/October/21/auto_photo-1566733831516-a9fc746b60cf1603295406.jpg)
Mendurim Hoti kishte një shans të artë edhe në minutën e 65-të, mirëpo ishte i pafat, shkaku që topi shkoi jashtë portës.
Ishte minuta e 85-të kur Endrit Krasniqi realizoi nga penalltia, për t’ia fituar FC Prishtinës tri pikë mjaftë të rëndësishme për rezultatin final 1:2.
Pas javës së shtatë, FC Prishtina është ngjitur në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Arbëria, derisa Feronikeli është në të tetin me gjashtë sosh. /Zeri.info