Ndryshime të mëdha në tabelë pas tri ndeshjeve të sotme në Superligë
Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në kuadër të kampionatit elitar kosovar të futbollit, Superliga e Kosovës.
Kryendeshja e javës u zhvillua në mesditën e sotme në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës së Gjilanit, shkruan "Zeri.info".
Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi arriti ta mposhtë Dritën me rezultat të pastër, 2:0.
Me këtë fitore, Ballkani "blindon" pozitën e parë në tabelë me 19 pikë të tubuara, derisa Drita bie në vendin e katërt me dhjetë pikë.
Nga ana tjetër, FC Prishtina regjistroi fitore të rëndësishme në Drenas përballë Feronikelit me rezultat të ngushtë, 1:2.
Me këtë fitore, FC Prishtina ngritet në vendin e dytë në tabelë me 11 pikë, kurse Feronikeli mbetet në vendin e tetë me vetëm gjashtë sosh.
Dhe për fund, Gjilani dhe Trepça'89 barazuan gola në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Pas kësaj ndeshje, Gjilani bie në vendin e pestë në tabelë me dhjetë pikë, kurse Trepça'89 një vend më poshtë me tetë pikë. /Zeri.info