Gjilanit i largohet trajneri pak para ndeshjes

Gjilanit i largohet trajneri pak para ndeshjes

Sport October 21, 2020 - 13:26
Lajmet e fundit nga sporti

Gjilani sot zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme ku ndeshet me Trepçën ’89, sfidë kjo që luhet në kuadër të javës së shtatë të Superligës, shkruan “Zeri.info”.

Megjithatë, para ndeshjes trajneri Gentjan Mezani është dashur të largohet për shkaqe familjare dhe nuk do të mund ta udhëheq këtë ndeshje.

Njoftimi i Gjilanit

Në takimin e sotëm ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës '89, kryetrajneri i skuadrës sonë, Gentjan Mezani, nuk do të jetë i pranishëm për ta udhëhequr skuadrën e Gjilanit.

Arsyeja e mungesës së kryetrajnerit tonë në këtë sfidë është për shkaqe familjare.

Takimin e sotëm, nga pankina e kuq e bardhëve do ta udhëheq ndihmësi i shefit të shtabit teknik, Alban Hyeni. /Zeri.info