“Skifterat” me komunikatë: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

“Skifterat” me komunikatë: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport October 19, 2020 - 23:52
Lajmet e fundit nga sporti

Tifo grupi “Skifterat” kanë reaguar përmes një komunikate publike në lidhje me zërat dhe publikimet e fundit që kanë qarkulluar në lidhje me mbështetjen për trajnerin Gentjan Mezani, e cila duket se është e fuqishme edhe nga grupimi “kuqebardh”.

Përveç tjera “Skifterat” mbështesin vendimet e presidentit Zuka dhe zgjedhjen e tij për t’ia besuar punën Gentjan Mezanit.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë

“Grupimi i tifozeve Skifterat paluhatshem qendruam besnik Gjilanit per 21 vite perkunder se nuk iu gezuam titullit ende!

Ne vazhdojme te mbeshtesim pa kushte presidentin e klubit dhe zgjedhjes se tij per ti’a besuar punen e trajnerit profesor Mezanit.

Pritshmerite tona jane me te medha se rezultatet aktuale por paknaqsit e tifozeve jane individuale dhe nuk perfaqesojne Skifterat, kjo si rrjedhoje e numrit te madh te dashamireve te klubit te cilet kane mendime te ndryshme“, thuhet në kumtesë.

Ky debat ka ardhur pas mbështetjes së presidentit të klubit gjilanas Florim Zuka për kryetrajnerin Gentjan Mezani, dhënë sot në “Zeri.info” pavarësisht rezultateve jo të pritura në këtë fillim kampionati. /Zeri.info