Munishi: Prishtina nuk ka krizë të lojës, kishte krizë të rezultateve

Munishi: Prishtina nuk ka krizë të lojës, kishte krizë të rezultateve

Sport October 19, 2020 - 23:37
Lajmet e fundit nga sporti

Gjashtë javët e para të Superligës së Kosovës në futboll ndonëse sollën disa rezultatet befasuese, gjithsesi janë të mjaftueshme për të ofruar një pasqyrë reale sesi mund të duket vazhdimi i këtij edicioni, shkruan “Zeri.info”.

Njohësit e futbollit këtë kampionat po e cilësojnë tejet interesant dhe joshës, derisa presin edhe shumë befasi.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në emisionin “Kampionët” në Kanal10, bërë një analizë ndeshjeve të fundit ka folur edhe për fitoren e Prishtinën ndaj Besës, duke lënë të kuptohet se testi i vërtet është ai me Besën.

“Prishtinës i erdhi loja në momentin e mirë me Besën. Gjithsesi, testi i vërtetë është me Feronikelin. Kjo fitore është për atmosferë në ekip pasi disa rezultateve jo të kënaqshme, pasi Prishtina nuk kishte krizë të lojës por krizë të rezultateve. Ka luajtur mirë dhe disa lojtarë ndoshta nuk ishin në pozicionet e tyre ka bërë që të kemi mungesë rezultatesh. Gjithsesi, unë jam i fokusuar te klubi im dhe as nuk me frikëson as nuk me entuziazmon ndonjë skuadër tjetër”, ka thënë Munishi. /Zeri.info