Statovci: Ballkani do ta mposhtte gjithqysh Arbërinë, me apo pa penallti

Statovci: Ballkani do ta mposhtte gjithqysh Arbërinë, me apo pa penallti

Sport October 19, 2020 - 23:28
Lajmet e fundit nga sporti

Gjashtë javët e para të Superligës së Kosovës në futboll ndonëse sollën disa rezultatet befasuese, gjithsesi janë të mjaftueshme për të ofruar një pasqyrë reale sesi mund të duket vazhdimi i këtij edicioni, shkruan “Zeril.info”.

Njohësit e futbollit këtë kampionat po e cilësojnë tejet interesant dhe joshës, derisa presin edhe shumë befasi.

Analisti Faruk Statovci në emisionin “Kampionët” në Kanal10 në komentimin e ndeshjes, Arbëria – Ballkani ka thënë se skuadre Ballkanit ka fituar me plotë meritë pavarësisht ishte apo jo penallti ajo.

“Nuk ka penallti të lehtë e të rëndë. Sa i përket ndeshjes, Ballkani nuk ishte në nivel në pjesën e parë ndërsa në të dytën e ka dominuar totalisht kundërshtarin. Pra Ballkani gjithsesi e kish fituar atë ndeshje pasi vetëm në 10 minuta të parë të pjesës së dytë ka bërë 5 raste të qindpërqindta. Sa i përket penalltisë, më shumë lojtari e qëllon portierin sesa portieri lojtarin. Në këtë rast anësori ka mundur të ndihmojë më shumë. Më mirë mos t’i kishe referuar asnjërën penallti”, ka thënë Statovci. /Zeri.info