Robelli: Çështja e trajnerit tek ne nuk diskutohet

Robelli: Çështja e trajnerit tek ne nuk diskutohet

Sport October 19, 2020 - 23:07
Lajmet e fundit nga sporti

Gjashtë javët e para të Superligës së Kosovës në futboll ndonëse sollën disa rezultatet befasuese, gjithsesi janë të mjaftueshme për të ofruar një pasqyrë reale sesi mund të duket vazhdimi i këtij edicioni, shkruan “Zeril.info”.

Njohësite futbollit këtë kampionat po e cilësojnë tejet interesant dhe joshës, derisa presin edhe shumë befasi.

Java e kaluar solli derbin e madhe Drita – Gjilani që u mbyll me rezultat 0:0, derisa analistët kritikuan shumë lojën e Gjilanit, madje duke kërkuar edhe shkarkimin e trajnerit, gjë e cila u kritika nga drejtori I Gjilanit, Sevdail Robelli në emisionin “Kampionët” në Kanal10.

“Ne kishim shumë mungesa dhe sigurisht që e kishim të vështirë. Duhet ta dimë që në derbi ndodhin gjëra të paparashikuara. Ne e nisëm keq por më vonë e stabilizuam ndeshjen. Nuk kishte aty punë fati që shpëtuam por që e patëm një portier super në formë. Ne në vazhdimësi kemi pasur probleme, por nuk kemi kohë të qajmë për mungesat por duhet të mendojmë vetëm për këta që kemi”, ka thënë Robelli duke shtuar.

“Puna e trajnerit nuk është çështje tek Gjilani. Jo vetëm Mezani por gjithë trajnerët e kanë pasur vazhdimisht mbështetjen dhe ju kanë dhënë gjitha mundësitë. Dikush mundet mos me kanë i kënaqur, pasi ne kemi ambicie të mëdha, por ka ende shumë lojë për t’u luajtur dhe ne po besojmë që problemet që i kemi pasur i kemi tejkaluar.

Mos u nguteni se ka ende shumë lojë dhe shohim si do të rrjedhin gjërat. Edicionin e kaluar për një gol nuk jemi bërë kampion, andaj nuk është e drejtë ky sulm”, ka thënë Robelli. /Zeri.info