Munishi: Derbi Drita – Gjilani mëkat të luhet në atë stadium, ajo ishte punishte

Munishi: Derbi Drita – Gjilani mëkat të luhet në atë stadium, ajo ishte punishte

Sport October 19, 2020 - 22:56
Lajmet e fundit nga sporti

Gjashtë javët e para të Superligës së Kosovës në futboll ndonëse sollën disa rezultatet befasuese, gjithsesi janë të mjaftueshme për të ofruar një pasqyrë reale sesi mund të duket vazhdimi i këtij edicioni, shkruan “Zeril.info”.

Njohësite futbollit këtë kampionat po e cilësojnë tejet interesant dhe joshës, derisa presin edhe shumë befasi.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në emisionin “Kampionët” në Kanal10, ka folur për derbin e madh Drita – Gjilani.

“Mëkatë që luhet derbi në atë stadium ku duket si punishte. Shpresojmë që sa më shpejt të ndërtohet një stadium pasi si “Intelektualët” ashtu edhe “Skifterët” dhe dy klubet e meritojnë një stadium më të mirë në mënyrë që të shprehen më mirë në fushë dhe të jetë shfaqje mbresëlënëse. Sa i përket ndeshjes, unë kam qenë vet akter i derbit kur isha trajner i Dritës, është presion i madh.

15-20 minutat e para gjithmonë ka ndërprerje dhe lojë të ashpër, skuadrat hynë të rezervuara në lojë. Drita e patë një iniciativë në pjesën e dytë. Edhe Gjilani ka mundur të dënoi pasi i kishte rastet e veta. Pritsha që secila skuadër që do të shënonte ndeshja u mbyllke. Drita ishte më e qartë në fushë sa i përket shprehjes në fushë. Gjilani kishte mungesa dhe dëmtime dhe ne që e përcjellim ligën e kuptojmë. Trajneri Mezani nuk e ka pasur lehtë ta përgatit ndeshjen. Është presion që po i bëhet trajnerit nga opinioni dhe më ka pëlqyer përkrahja që i ka dhënë presidenti i klubit. Duhet të mësohen presidentët t’i përkrahin në këtë mënyrë trajnerët. Pra presidenti vendos e jo opinioni për trajnerin dhe ai këtë e ka treguar edhe më herët dhe më pëlqen shumë për këtë”, ka thënë Munishi. /Zeri.info