Pas një muaj në prova, portieri afrikan e bind Llapin t’i ofrojë kontratë

Pas një muaj në prova, portieri afrikan e bind Llapin t’i ofrojë kontratë

Sport October 19, 2020 - 22:27
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Llapit nuk e ka nisur mirë kampionatin, megjithatë ekipi po punon shumë për t’u kthyer të rezultatet, shkruan “Zeri.info”.

Sot skuadra llapjane ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë një vjeçare me portierin Steven Hoffman i cili vjen nga Afrika e Jugut.

“Portieri 26 vjeçar me eksperiencë ka zgjedhur të përfaqësojë KF Llapin në këtë edicion.

Steven Hoffman është bashkangjitur me klubin tash e një muaj dhe ka bindur drejtuesit e klubit të nënshkruajnë kontratë 1 vjeçare me të.

Hoffman është nga Afrika e Jugut, i lindur më 31.01.1994, i gjatë 1.96 m. Ka qenë pjesë e Reprezentacionit të Afrikës së Jugut për grupmoshën U23. Karrierë ka bërë edhe tek skuadrat e njohura të vendit të tij të lindjes: Bidvest Ëits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC.

Steven Hoffman ka zgjedhur numrin 36 në fanellë dhe është i gatshëm të paraqitet që nga ndeshja e nesërme ndaj Besës!”, ka shkruar KF Llapi. /Zeri.infoImage