Zhdrella flet për problemet e Llapit: Fati nuk ishte me ne, do të kthehemi shpejt 

Zhdrella flet për problemet e Llapit: Fati nuk ishte me ne, do të kthehemi shpejt 

Sport October 19, 2020 - 21:21
Lajmet e fundit nga sporti

Llapi është skuadra që ka befasuar më së shumti për të keq në këtë start të kampionatit, kjo pasi në pesë ndeshja ka shënuar vetëm një barazim dhe ka katër humbje, shkruan “Zeri.info”.

Është e çuditshme pse ky start kaq i keq i Llapit, kur dihet se kryesia e klubit ka bërë bukur shumë investime duke sjellë edhe emra të njohur lojtarësh në ekip.

Njëri nga futbollistët më të mirë në Kosovë, kapiteni i Llapit, Mentor Zhdrella ka thënë se skuadra e ka nisur keq, por ka forcë për t’u rikthyer dhe se ata assesi nuk dorëzohen.Image

 

“Është e vërtet që nuk e kemi filluar mirë, dhe kjo nuk është për shkak të lojërave të dobëta pasi kemi pasur paraqitje të mira, por nganjëherë edhe fati nuk të përcjellë dhe kjo ka ka ndodhur neve”, ka thënë Zhdrella për “Zeri.info”, duke shtuar se ata assesi nuk dorëzohen dhe se shtabi teknik në krye me Batatinën janë duke e bërë një punë të mirë dhe do të dinë si ti shmangin gabimet që janë paraqitur në ndeshjet e kaluara.


”Ka shumë lojë deri fund dhe unë besoj që do rikthehemi aty ku e kemi vendin. Sigurisht që jem duku punuar shumë edhe shtabi teknik me Batatinën po punojnë për t’i përmirësuar gabimet që kemi bërë dhe të mos na përsëritën më”, vlerësoi fantazisti i Llapit.

Edhe pse pas pesë ndeshjeve Llapi ka vetëm një pikë dhe rivalët në krye të tabelës veçse kanë krijuar një diferencë bukur të madhe, skuadra llapjane nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

“Për një gjë është e sigurt, do të rikthehemi ku e kemi vendin. Kem ekip të mirë dhe cilësor me lojtarë të shkëlqyer, kështu që shumë shpejtë do ta kalojmë këtë situatë”, ka përfunduar Mentor Zhdrella. /Zeri.infoImage