Ish-trajneri i Milanit dhe Juves: Ibrahimoviq më i mirë sesa Ronaldo

Ish-trajneri i Milanit dhe Juves: Ibrahimoviq më i mirë sesa Ronaldo

Sport October 19, 2020 - 21:03
Lajmet e fundit nga sporti

Zlatan Ibrahimoviq nuk po njeh moshë. Ai po vazhdon të shfaqë formë të mirë anipse tashmë ka mbushur plot 39 vjet, transmeton “Zeri.info”.

Ibra në fundjavë i solli fitoren Milanit në derbi ndaj Interit duke shënuar të dyja golat (1:2), gjë e cila ka bërë që shumë njohëst të futbollit ta cilësojnëa të si më ët dobishëm sesa Ronaldo.

Ish trajneri i Milanit, Juventisit e Interit, Alberto Zaccheroni, ka folur në lidhje me Zlatan Ibrahimoviqin dhe Cristiano Ronaldon. Ai mendon se suedezi bën më shumë diferencë se portugezi.

“Kam stërvitur kampionë të mëdhenj në karrierën time si Bierhoff, Weah, apo Adrianon, por meraku im i vetëm është që nuk kam stërvitur Zlatan Ibrahimoviqin.

Ai është i pashtershëm, ende nuk e kuptoj se si nuk e ka tuar kurrë Topin e Artë. Në Itali, ai ka bërë më shumë diferencë se Ronaldo. Nuk është rastësi që shumë të rinj janë rritur sapo erdhi ai te Milani. Ai jo vetëm që shënon, por i transmeton besim shokëve të ekipit dhe mban skuadrën në shpatulla në momente të vështira”, ka thënë Zaccheroni. /Zeri.infoImage