Caktohen vazot për Kupën Evropiane, dy skuadrat kosovare nuk mund të ndeshen me skuadrat nga Serbia

Caktohen vazot për Kupën Evropiane, dy skuadrat kosovare nuk mund të ndeshen me skuadrat nga Serbia

Sport October 19, 2020 - 16:12
Lajmet e fundit nga sporti

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar të hënën për zonat dhe vazot e shortit për raundin e tretë të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave. Në raundin e tretë do të garojnë dy skuadra kosovare, kampioni Ferizaj dhe nënkampioni Istogu.

Shorti tërhiqet të martën nga ora 11:00.

Për shkak të situatës së krijuar me koronavirus, EHF-ja ka ndarë skuadrat në dy zona, për të kufizuar udhëtimet. Skuadrat kosovare të hendbollisteve janë në zonën e dytë.

Ferizaj është në vazon e parë së bashku me PAOK (Greqi), Azeryol (Azerbajxhan), Victoria-Berestie (Bjellorusi), HZRK Grude (Bosnjë-Hercegovinë), Yalikavaksports Club (Turqi), ZORK Jagodina (Serbi), ZRK Kumanovo (Maqedoni e Veriut).

Në vazon e dytë është Istogu. Pra nuk përjashtohet mundësia që përballje të skuadrave kosovare të kemi edhe në raundin e tretë. Në raundin e dytë Istogu e eliminoi Vushtrrinë.

Në vazon e dytë të zonës së dytë pos Istogut janë edhe Galychanka Lviv (Ukrainë), Izmir BSB (Turqi), Kavallieri RS2 (Maltë), Muratpasha Belediyesi (Turqi), ORK Rudar (Mali i Zi), Bjelovar (Kroaci), Naisa Nish (Serbi).

EHF-ja nuk lejon përballjet e skuadrave nga Kosova me ato nga Serbia. /Zeri.info