Rashica rikthehet të luajë për Werder Bremenin, kjo është nota e tij nga 'WhoScored'

Rashica rikthehet të luajë për Werder Bremenin, kjo është nota e tij nga 'WhoScored'

Sport October 17, 2020 - 17:25

Freiburgu dhe Werder Bremeni janë përballur në pasditën e sotme në kuadër të Bundesligës gjermane.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Scharzwald Stadion", fitues nuk kishte, derisa rezultati përfundimtar ishte 1:1, shkruan "Zeri.info".

Lienhart shënoi për vendasit, derisa për Werder Bremenin golin e barazimit e shënoi Fullkkrug.

Milot Rashica e nisi këtë ndeshje te Werder Bremeni nga banka rezervë, por që u inkuadrua në minutën e 66-të të ndeshjes.

Rashica i dha gjallëri sulmit të skuadrës së Florian Kohfeldt, por pa arritur ta gjejë rrugën e golit.

Nga faqja e mirënjohur e vlerësimeve, ylli i Kosovës u vlerësua me notën 6.0. /Zeri.info

Image