FC Besa prezanton fanellat e treta para ndeshjes me Prishtinën
Sport
October 17, 2020 - 11:29
Detajet
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera interesante të cilat fillojnë nga ora 14:00, shkruan “Zeri.info”.
FC Prishtina – Besa dhe Llapi – Drenica janë skuadrat që do të ndeshen mes vete këtë javë në Superligë.
Në kryeqytet, Prishtina takohet me Besën e inkuadruar këtë vit në Superligë pas një mungese derisa ishte pjesë e Ligës së Parë.
Klubi pejan sot në prag të ndeshjes me “bardhekaltërit” ka prezantuar fanellën e tretë të klubit.
Ndryshe nga ngjyra e kuqe tradicionale e klubit pejan, fanellën e tretë e dominon ngjyra e verdhë.
Takimi Prishtina – Besa luhet pa praninë e shikuesve për shkak të masave parandaluese kundër përhapjes së pandemisë me Covid-19 e cila ka “pushtuar” botën.
/Zeri.info.