FC Prishtina – Besa, pesë përballjet e fundit mes tyre

FC Prishtina – Besa, pesë përballjet e fundit mes tyre

Sport October 17, 2020 - 10:18
Detajet

Superliga e Kosovës në futboll është rikthyer këtë javë me ndeshjet e javës së gjashtë, shkruan “Zeri.info”.

Sot (e shtune) rikthehet edhe derbi i vjetër i futbollit kosovar ndërmjet FC Prishtinës dhe Besës e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Kjo përballje e dy klubeve me “bagazh” të madh në futbollin e Kosovës rikthehet pas disa viteve për shkak se klubi pejan, Besa ishte në Ligën e Parë të Kosovës.

Në pesë përballjet e fundit mes vete, FC Prishtina ka mposhtur Besën në katër takime, ndërsa pejanët kanë fituar vetëm një takim.

Në këto pesë përballje të fundit, Prishtina dhe Besa nuk janë ndarë asnjëherë në “paqe”.

FC Prishtina – Besa fillon nga ora 14:00 dhe zhvillohet pa praninë e publikut.

Këto janë rezultatet e pesë takimeve të fundit:

Prishtina 1-0 Besa

Besa 1-3 Prishtina

Prishtina 4-0 Besa

Besa 1-2 Prishtina

Besa 1-0 Prishtina