Zyrtare: Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi vazhdojnë me Pejën
Sport
October 16, 2020 - 20:17
Detajet
Dy nga basketbollistët më të dalluar në Kosovë, Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi kanë vendosur të vazhdojnë me klubin e Pejës, raporton “Zeri.info”.
Lajmin për vazhdimin e kontratës më klubin “verdhë e zi” e ka bërë të ditur klubi pejan përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Dy basketbollistët në fjalë do të mbesin në “Karagaq” edhe për edicionin 2020/2021.
Kujtojmë se këta dy basketbollistë nuk janë të vetmit që kanë vazhduar me Pejën pasi që ish-kampionët e vendit kanë zyrtarizuar edhe Amel Kuljuhovic dhe Sedin Karavdic gjatë ditës së sotme. /Zeri.info