Etrit Berisha: Krenar me këtë grup, ditët e mira do të vijnë përsëri
Kombëtarja shqiptare në futboll mbrëmë (e mërkurë) nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola (0:0) kundër Lituanisë në udhëtim, shkruan “Zeri.info”.
Pas këtij barazimi ka reaguar edhe “gardiani” i portës shqiptare, Etrit Berisha, i cili ka postuar një fotografi të ekipit shqiptar në rrjetin e tij social “Facebook”, e ku ka shkruar se ditët e mira për Kombëtaren do të vijnë përsëri.
“Krenar me këtë grup, ditët e mira do të vijnë përsëri”, ka shkruar portieri nga Prishtina në “Facebook”.
Shqipëria ndodhet në grupin e katërt të Ligës C në Ligën e Kombeve dhe përkundër një grupi të lehtë të paktën në “letër” “kuqezinjtë” ndodhen në vendin e tretë me pesë pikë në katër përballje.
Kombëtaret që marrin pjesë në grup me Shqipërinë janë: Lituania, Bjellorusia dhe Kazakistani. /Zeri.info