Haxhi Krasniqi: Ëndërr imja ta zhvilloj një meç në “Fadil Vokrri”
Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi, po qëndron në Kosovë, ku përveç vizitave të shumta që pati në institucionet e Kosovës, sot ai ka zhvilluar edhe një konferencë për medie, shkruan “Zeri.info”.
Krasniqi, i cili fundjavën e kaluar arriti një sukses historik, duke e siguruar titullin e kampionit të botës, ka thënë se ëndrra e tij është që meçin për ta mbrojtur këtë titull ta zhvillojë në Prishtinë.
“Do të bëj të pamundurën që një meç ta zhvilloj në Kosovë. Është ëndrra ime të organizoj një meç në ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë Krasniqi.
“Është krenaria ime më e madhe që e kam nderuar popullin tim me titullin e botës, që njëkohësisht ishte ëndrra ime. Falënderoj të gjithë shqiptarët që janë gëzuar për këtë titull si të ishin të familjes sime”, u shpreh Krasniqi. /Zeri.info