Arbër Zeneli nuk udhëtoi drejt Greqisë, ka dy fjalë për tifozët
Sport
October 13, 2020 - 18:38
Futbollisti Arbër Zeneli nuk do të mund t’i ndihmojë Kosovës në sfidën që e luan nesër ndaj Greqisë për shkak të një lëndimi dhe ai fare nuk ka udhëtuar sot drejt Athinës, shkruan “Zeri.info”.
Mesfushori i Kosovës ka reaguar me një foto përmes rrjeteve sociale ku shihet se është i prekur ndaj kritikave.
Sipas tij tifozët po e mbështesin vetëm kur po fiton dhe jo në momente të vështira.
Më poshtë është fotografia e postuar Arbër Zeneli në Instagram. /Zeri.info
