Live: Robin Krasniqi vs Dominic Bosel, raundi i parë kush e fitoi atë?
Sport
October 10, 2020 - 23:43
Lajmet e fundit nga sporti
Boksieri kosovar me pasaportë gjermane Robin Krasniqi është duke luftuar për titullin e më të mirit në botë në kategorinë e mesme përballë boksierit gjerman Dominic Bosel, shkruan “Zeri.info”.
Krasniqi në ring ka zbritur me këngën shqipe “Kuqezi” duke sjellë emocione të jashtëzakonshme në sallë ku të pranishëm janë 2 mijë vetë.
Raundi i parë ka kaluar në dominim të Krasniqit, megjithatë edhe kundërshtari i tij në disa raste është treguar agresivë.
Bosel është kampion bote në kategorinë WBA dhe sonte lufton për ta mbrojtur titullin e tij kundër Krasniqit.
Robin Krasniqi ka treguar formë të mirë sivjet duke fituar disa ndeshje. Sonte është ndeshja e karrierës së tij. /Zeri.info