Enis Bardhi e ngushëlloi pas humbjes, Valon Berisha i publikon fotografitë në 'Facebook'

Sport October 09, 2020 - 19:19

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur mbrëmë (e enjte) në Shkup.

Në "Tose Proeski", "Dardanët" janë mposhtur nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2:1, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, futbollistët e Bernard Challandesit janë parë tejet të dëshpëruar.

Njëri prej tyre që shpërtheu në lot ishte edhe Valon Berisha.

Futbollisti i Reimsit u pa tejet i dëshpëruar pas ndeshjes, derisa ai u ngushëllua nga nipi i Kosovës, Enis Bardhi, njëherit reprezentues i Maqedonisë së Veriut.

Tani, Berisha me anë të rrjetit social "Facebook", ka publikuar fotografi, ku ai shihet me Bardhin, derisa postimit i ka vendosur një "zemër". /Zeri.info