Eroll Salihu: Mungesat janë evidente, por ata që zbresin në fushë do ta japin maksimumin

Eroll Salihu: Mungesat janë evidente, por ata që zbresin në fushë do ta japin maksimumin

Sport October 08, 2020 - 12:26
Detajet

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu e ka quajtur ndeshje historike përballjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sot (e enjte) me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup, luhet gjysmëfinalja e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në këtë ndeshje, Dardanët do të kenë shumë mungesa të mëdha, por janë të gatshëm për të arritur finalen për të ëndërruar kualifikimin në Euro 2020.

I këtij mendimi është edhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i cili ka folur me optimizëm për takimin me shtetin fqinj.

“Është ndeshje emocionale, ta quaj lojë historike, sigurisht do të kemi ndeshje të tilla edhe në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Salihu për RTK.

“Mungesat janë evidente, por të jeni të bindur se çdo lojtarë që do të zbresë në fushë dhe ata që do të jenë së bashku me ta, do të japin 100 për qind, janë të vetëdijshëm të gjithë”, përfundoi ai.

Ndryshe, fituesi i ndeshjes Maqedoni-Kosovë në finale do të luaj me fituesin e përballjes tjetër gjysmëfinale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.