Agim Ademi: Andi Zeqiri nuk ka ndërruar mendje, ne e kemi njoftuar edhe FIFA-n

Agim Ademi: Andi Zeqiri nuk ka ndërruar mendje, ne e kemi njoftuar edhe FIFA-n

Sport September 29, 2020 - 20:46
Lajmet e fundit nga sporti

Dilema se cilën kombëtare do ta përfaqësojë Andi Zeqiri në të ardhmen vazhdon edhe më tutje.

Mbrëmë ishte babai i futbollistit Avdi Zeqiri që konfirmoi se Andi Zeqiri do të luajë për Kosovën dhe vetëm po i pret kompletimin e dokumentacionin, shkruan “Zeri.info”

Megjithatë, sot kompania menaxhuese e futbollistit për mediet zvicerane ka thënë se Andi Zeqiri ka kërkuar nga Federata të luajë për Zvicrën, shkruan “Zeri.info”.

Ky lajm shokoi opinionin kosovar, mirëpo presidentit e FFK-së, Agim Ademi beson fuqishëm se asgjë të vërtetë aty nuk ka.


”Unë nuk di nga doli ky lajm. Andi e ka nënshkruar me dëshirë që të jetë pjesë e Kosovës dhe ne nuk besojmë se ai ka ndërruar mendje. Ai me vetëdëshirë është bërë pjesë e Kosovës. Ne e kemi dërguar letrën në FIFA si dhe tek Zvicra. Po presim vetëm konfirmimin që ai të bëhet pjesë e Kosovës”, ka thënë Ademi për “Zeri.info” i cili nuk e beson se kjo gjë ka ndryshuar.

“Deri në këtë moment ne nuk kemi asnjë lajm që ai ka ndryshuar mendje, dhe duke u bazuar në fjalët e prindit të tij dhe të vet Andit dhe karakterit që ka kjo familje dhe dashurisë për Kosovës që kanë ata, ne nuk besojmë që ai do të ndryshojë mendje. Ai sot ka nënshkruar kontratë me skuadrën angleze që ne i urojmë për këtë transfer dhe po presim kompletimin e dokumentacionit që Andi Zeqiri të mund të luajë për Kosovën. Pra asgjë nuk ka ndryshuar”, ka përfunduar Agim Ademi. /Zeri.info.