Drejtori i Gjilanit për përvojën në Evropë: Për dhjetë ditë, jemi testuar shtatë herë për COVID-19

Drejtori i Gjilanit për përvojën në Evropë: Për dhjetë ditë, jemi testuar shtatë herë për COVID-19

Sport September 27, 2020 - 23:10

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Legia Varshava në Poloni në kuadër të rrethit të tretë eliminar, shkruan "Zeri.info".

Drita ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve para ndeshjes nga Linfieldit për shkak të rasteve me COVID-19.

Me sfida të tilla u përballë edhe klubi i Gjilanit, derisa drejtori Sevdail Robelli thotë se ishte një sfidë tejet e vështirë.

"Ka qenë sfidë e jashtëzakonshme. Në Itali kemi ateruar në një aeroport ku nuk ka pasur fluturime nga Kosova", tha Robelli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Ka qenë një sfidë jashtëzakonisht e vështirë, por duhet falënderuar edhe instuticionet e Kosovës për kontributin e tyre", tregoi ai.

"Për dhjetë ditë, jemi testuar për COVID-19 shtatë herë", shtoi Robelli. /Zeri.info