Flakadan me dron, shikoni çfarë ndodh në derbin e zjarrtë të Turqisë

Flakadan me dron, shikoni çfarë ndodh në derbin e zjarrtë të Turqisë

Sport September 27, 2020 - 19:40

Gallatasarai-Fenerbahcce është një nga ndeshjet derbi më të zjarrta në Ballkan dhe jo vetëm. Edhe pse e gjithë bota po jeton një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së Koronavirusit, dhe stadiumet janë të boshatisura, nuk mund të mungojnë episodet surprizuese.

Në minutën e 6-të të këtij derbi të zjarrtë një flakadan u fut me dron nga qelli, nga ana e tifozëve, për të nxjerrë kështu në pah protagonizmin e tyre.

Ky ishte një moment tejet interesant për të dy skuadrat, por i cili fatmirësisht nuk solli telashe serioz dhe pengesa në zhvillimin e ndeshjes. Loja u ndërpre vetëm për pak, teksa rifilloi normalisht. /Panorama

Image