Gjilani – Ballkani, 10 minuta nga fundi rezultati është befasues
Java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me një superndeshje që zhvillohet në Gjilan, shkruan “Zeri.info”.
Dy pretendentët për titull Gjilani e Ballkani ballafaqohen ndërmjet vete në sfidën që po cilësohet si derbi i kësaj jave.
Ndeshja ka nisur nga ora 13:30 pa praninë e publikut, megjithatë kureshtja për ta ndjekur këtë takim është shumë e madhe.
Superliga Live:
Gjilani – Ballkani 0:0
80' Vazhdon të mbetet rezultati i barabartë
73′ Shend Kelmendi i Gjilanit humb mundësinë me të artë. Gjuajtja e tij përfundoi fare pranë portës.
46' Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
41′ Nazim Gripshi i Ballkanit gjuan nga distanca por topi kalon jashtë portës së Gjilanit.
36′ Meriton Korenica pati mundësinë me të mirë të ndeshjes por portieri i Gjilanit, Enea Koliqi intervenon mirë.
01 Nis ndeshja
Gjilani: Koliqi, Kastrati, Ferreria, Hila, Musolli, Hajdari, Keita, Kaqiu, Frashëri, Veliu, Progni. Trajner: Gentjan Mezani.
Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Gashi, Gripshi, Korencia, Sinani, Krasniqi, Daku, Prekazi, Baftiu. Trajner:Ismet Munishi. /Zeri.info