Zyrtare: Arlind Ajeti nënshkruan me ekipin italian

Zyrtare: Arlind Ajeti nënshkruan me ekipin italian

Sport September 24, 2020 - 14:43
Detajet

Futbollisti nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, është bërë me skuadër te re, raporton Zeri.info.

Mbrojtësi me prejardhje nga Podujeva është larguar nga Velje e Danimarkës për të firmosur në Itali me skuadrën Reggiana që në këtë edicion garon në Serie B.

Ajeti rikthehet sërish në Itali pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Frosinonen, Torinon dhe Crotonen në Serie A, ndërsa tani do ta nisi nga Serie B.

Mbrojtësi ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe prezantimi është bërë nga vetë klubi italian në faqen zyrtare.

Ajeti do të bashkohet menjëherë me skuadrën e re dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 93.

Ajeti është 26-vjeçar. /Zeri.info

Image