Pas menaxherit, edhe futbollisti i Feronikelit tallet keq me trajnerin e Gjilanit

Pas menaxherit, edhe futbollisti i Feronikelit tallet keq me trajnerin e Gjilanit

Sport September 20, 2020 - 20:55

Feronikeli e ka "shpartalluar" Gjilanin në kuadër të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë ndeshje të zhvilluar në "Rexhep Rexhepi" në Drenas, shkëlqeu Bedri Greca, i cili shënoi tregolësh ndaj ish-skuadrës së tij, Gjilanit, shkruan "Zeri.info".

Futbollisti nga Shqipëria u "hakmorr" ndaj Gjilanit, skuadër kjo që e largoi në janar të këtij viti nga klubi.

29-vjeçari kishte hedhur disa akuza ndaj trajnerit të Gjilanit, Gentjna Mezani për mënyrën e trajtimit, derisa sot festoi në prani të stafit teknik të Gjilanit pas golave të shënuar.

Image

Këtë rast, menaxheri i Grecës, France Bode e ka shfrytëzuar për t'i lëshuar një mesazh Mezanit pas tregolëshit të futbollistit.

“Më ngeli merak të kishte bo edhe një gol të katërt Mezanit”, ka shkruar Bode, derisa Greca ia ktheu:

Image

"Kemi edhe tri ndeshje të tjera, në qoftë se do të jetë akoma aty". /Zeri.info