Përkundër humbjes, Valon Berisha zgjedhet lojtari më i mirë i Reimsit

Përkundër humbjes, Valon Berisha zgjedhet lojtari më i mirë i Reimsit

Sport September 20, 2020 - 20:38

Valon Berisha ka nisur të përshtatet mjaft mirë në kampionatin elitar francez, Liga 1.

Futbollisti i Kosovës e kompletoi këtë verë kalimin në Reims nga Lazio, shkruan "Zeri.info".

Berisha po vazhdon të jetë titullar te skuadra franceze, derisa sot bëri një paraqitje të mirë kundër Metzit.

Përkundër humbjes 2:1, Berisha ishte ndër më të mirët në fushë.

Madje, ai u zgjodh futbollisti më i mirë i Reims nga tifozët e skuadrës franceze.

Ai mori 22 përqind të votave të përgjithshme. /Zeri.info