Thiago debuton për mrekulli te Liverpooli, kompleton më shumë pasime se e gjithë mesfusha e Chelseat

Thiago debuton për mrekulli te Liverpooli, kompleton më shumë pasime se e gjithë mesfusha e Chelseat

Sport September 20, 2020 - 20:21

Është mbyllur kryendeshja e javës së dytë mes Liverpoolit dhe Chelseat në kuadër të Premierligës angleze.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë, Liverpooli ia ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Chelseat, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në "Stamford Bridge", Liverpooli ka fituar me rezultat të pastër, 0:2.

Për Liverpoolin sonte debutoi edhe përforcimi i ardhur këtë javë, Thiago Alcantara.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të dhe bëri një paraqitje brilante në mesfushë.

Mesfushori spanjoll kompletoi 75 pasime, më shumë se e gjithë mesfusha e Chelseat që bëri për gjithë lojën. /Zeri.info