Derbi në 'Stamford Bridge' i takon Liverpoolit, dëshpëron Chelsea

Derbi në 'Stamford Bridge' i takon Liverpoolit, dëshpëron Chelsea

Sport September 20, 2020 - 19:25

Është mbyllur kryendeshja e javës së dytë mes Liverpoolit dhe Chelseat në kuadër të Premierligës angleze.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë, Liverpooli ia ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Chelseat, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në "Stamford Bridge", Liverpooli ka fituar me rezultat të pastër, 0:2.

Image

Sadio Mane ka shënuar dy gola për Liverpoolin në minutat '50 dhe '54.

Chelsea ka luajtur me një lojtar më pak nga minuta e 45-të kur Andreas Christensen u ndëshkua me të kuq, derisa vendasit dështuan të shënojnë edhe nga penalltia në pjesën e dytë, kur Jorginho dështoi përballë Alissonit.

Image

Pas dy xhirove, Liverpooli ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pikë, kurse Chelsea në vendin e dhjetë me tri sosh. /Zeri.info