Zymber Bytyqi në formë të lartë në Norvegji, shënon gol të bukur për Vikingun

Zymber Bytyqi në formë të lartë në Norvegji, shënon gol të bukur për Vikingun

Sport September 20, 2020 - 18:35

Futbollisti nga Kosova, Zymer Bytyqi e ka vazhduar formën e lartë në kampionatin elitar norvegjez.

Ylli i Viking e ka gjetur golin sërish në kampionatin Eliteserien, shkruan "Zeri.info".

Në minutën e gjashtë të ndeshjes kundër Aalesund, Bytyqi ka shënuar gol të bukur.

Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 18-të në kampionatin norvegjez. /Zeri.info